Real Madrid
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Real Madrid
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Reali rinis sulmin për Ibrahimoviçin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atif

Atif


Numri i postimeve : 60
Points : 2147483647

Reputation : 3
Join date : 17/06/2009
Age : 27
Location : Prishtina

Reali rinis sulmin për Ibrahimoviçin Empty
MesazhTitulli: Reali rinis sulmin për Ibrahimoviçin   Reali rinis sulmin për Ibrahimoviçin I_icon_minitimeMon Jun 22, 2009 5:36 pm

Reali rinis sulmin për Ibrahimoviçin F.0622170411232_m

Reali tani negocion për Ibrën”. E përditshmja spanjolle “Marca” ia ka dedikuar gjithë faqen e parë kontakteve që Reali i Madridit ka filluar të ketë me menaxherët e Zllatan Ibrahimoviçit. Sipas kësaj gazete, të premten në Madrid është zhvilluar një takim midis përfaqësuesve të klubit spanjoll dhe përfaqësuesit të sulmuesit të Interit (Mino Raiola). Hoze Mourinjo, shkruan “Marca”, nuk do të ishte kundër shitjes së Ibrës nëse do të vinte një ofertë e rëndësishme. Por Ibrahimoviç duket se nuk është zgjedhja e parë për Realin. Klubi i drejtuar nga Florentino Perez po mundohet mbi të gjitha për të marrë sulmuesin Karim Benzema, ylli i Lionit. Me sa duket, largohen gjithnjë edhe më shumë David Vija dhe Diego Forlan. Ndërkohë, ditën e nesërme ose të martën, Interi do të zyrtarizojë blerjen e Dekos dhe Karvajos. Ndërsa, gjatë orëve të fundit është rregjistruar një sulm i Lacios për Arnautoviç. Igli Tare, krahu i djathtë i Lotitos, duket se ka shkuar në Austri për të provuar t’i heqë nga duart zikaltërve sulmuesin me origjinë serbe. Drejtuesit e Interit kanë arritur një marrëveshje me lojtarin, por akoma nuk kanë rënë dakord me klubin e Tventes, që nuk duket shumë i bindur për të pranuar ofertën e interistëve: transferimi i lojtarit me variantin e borxhit me të drejtën për ta blerë përfundimisht në muajin janar në rast se sulmuesi shërohet plotësisht nga një frakturë që ka pësuar në këmbë. Gjithsesi, në shtëpinë e zikaltërve nuk duken shumë të shqetësuar për ndërhyrjen e papritur të bardhekaltërve, pasi mbështeten tek vullneti i Arnautoviçit, që në të kaluarën ka refuzuar Çelsin vetëm për të veshur fanellën zikaltër. Në orët e fundit ka ardhur edhe interesimi i Volfsburgut për Himenez, por që tashmë është vetëm një hap larg Uest Hemit, edhe pse Tërnana (bashkpronare me Interin e kartonit të kilianit), po krijon disa probleme ekonomike të gjykuara si të papërshtatshme nga klubi i Moratit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://real-madrid-ks.albanianforum.net
 
Reali rinis sulmin për Ibrahimoviçin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Reali nuk është i interesuar për Ibrahimovicin
» Reali dëshiron Maiconin, jo Ibrahimovicin
» Interi dëshiron ta shesë Ibrahimovicin
» Reali kthehet kah De Rossi
» Zyrtare: Reali transferon Albiolin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Real Madrid :: Real Madrid :: Lajmet e portalit-
Kërce tek: